Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Koha kur Rexhep Qosja i lutej deputetëve të mos e votojnë Gjykatën Speciale

Ramush Haradinaj ka dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës në mënyrë të papritur dje.

Haradinaj ka theksuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë dhe i duhet të udhëtojë për t’u intervistuar në javën e ardhshme.

Megjithatë, për mos votimin e Gjykatës Speciale në Kosovë ishte bërë një zhurmë mjaft e madhe në shtetin tonë.

Një nga personat që kishte qenë totalisht kundër kësaj gjykate ishte edhe publicisti i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.

Në një intervistë në vitin 2015, Qosja kishte thënë se shqiptarët nuk duhet të votojnë për këtë gjykatë – pasi po e dënojnë vetën.

“Për mua është me rëndësi, është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”, kishte thënë Qosja.

Exit mobile version