Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Komandanti i KFOR-it konfirmon se Policia e Kosovës nuk ka nevojë të kërkojë asnjë leje për hyrje në veri në Kosovës

KFOR: THAÇI MUND TË SHËTISË LIRSHËM KUDO NËPËR KOSOVË

“Policia e Kosovës nuk duhet të pyes askënd për çfarëdo leje të shkojë në veri të Kosovës, andaj, ata nuk kanë shkelur asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Gracov.

Zëdhënësi kryesor i KFOR-it Vincezo Gracov ka deklaruar se me rastin e vizitës së paradokohshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nuk ka pasur asnjë incident, arrestim apo operacion ushtarak dhe se Thaçi ka të drejtë të lëvizë gjithkah nëpër vendin e tij pa kurrfarë leje, transmeton Insajderi.com.

“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, as arrestimi, as operacioni ushtarak, e as kurrfarë sulmi ndaj askujt… Thaçi e ka vizituar këtë rajon dhe gjatë vizitës e ka përcjellë ekipi për mbrojtje të personave të rëndësishëm i Policisë së Kosovës”, ka thënë Grasov për sajtin “Demostat”.

Grasov ka konfirmuar se KFOR-i nuk është informuar paraprakisht për vizitën dhe ka thënë se presidenti Thaçi, si lideri më i lartë i institucioneve të Kosovës është i lirë të lëvizë gjithkah nëpër Kosovë.

“Policia e Kosovës nuk ka nevojë të pyes askënd që të shkojë në veri të Kosovës, andaj, ata nuk kanë shkelur asnjë rregull”, ka thënë Grasov.

Exit mobile version