Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kombet e Bashkuara me pullë postare për Nënë Terezën

Nga Beqir SINA – New York City

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara po nderon Nënë Terezën me një pullë postare, prej $ 1.80 që u emetua sot më 12 gusht në Ekspozitën e Madhe të Pullave Postare Amerikane, në Chicago – Illinoi.

Kështuqë, 12 gushti, do të hyjë në kalendar si dita kur Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, lëshojë një Pullë të re përfundimtare për të nderuar murgeshën e mirënjohur dhe humanitare Nënë Terezën (1910-1997).

Pulla 1.80 $ Nënë Tereza është futur për përdorim nga zyra postare e kësaj organizate në selinë e saj në OKB -së në New York City.

Nënë Tereza ka lindur si Agnes Gonxha Bojaxhiu në Shkup, Maqedoni, më 26 gusht 1910. Familja e saj ishte me prejardhje shqiptare. Kur ishte 12 vjeç, ajo ndjeu që Zoti e thërriste t’i kushtonte jetën e saj punës misionare. Gjashtë vjet më vonë, ajo u transferua në Indi për të ndihmuar të varfërit, thuhet në biografinë e saj.

Nënë Tereza, ndihmoi jetimët, të varfërit dhe të sëmurët për më shumë se 45 vjet përmes Misionarëve të Bamirësisë, një bashkësi katolike romake që ajo themeloi në 1950 në Kalkuta. Në vitin 1979, asaj iu dha Çmimi Nobel për Paqen për punën e saj.
Ajo vdiq më 5 shtator 1997.

Më 4 shtator 2016, në Vatikan Nënë Tereza u shpall Tereza e Shenjtë e Kalkutës nga Papa Françesku.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u kanonizua nga Kisha Katolike Romake. Atë ditë, Papa Françesku e shpalli atë Shën Tereza e Kalkutës (Kolkata) në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Një ceremoni e përurimit për pullën e re me portretin e Nënë Tereza, organizuar UNPA u mbajt dje më 12 gusht në orën 3 pasdite, në pavionin e ekspozitës “Ekspozita e Madhe” të Pullave Amerikane. Ekspozita dhe bursa katër-ditore e pullave zhvillohet nga 12-15 gusht në Qendrën e Konventës Donald E. Stephens në Rosemont, Chicago Illinois.

Realizuesit, e Pullës së re postare me protretin e Nëna Terezes, së UNPA -s përbëhet nga artisti Martin Morck, një gdhendës i pullës dhe projektuesia Rorie Katz e Kombeve të Bashkuara.

Pulla përmban një portret të stilit të gdhendur të Nënë Terezës. Një citat shfaqet në të djathtë të portretit: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. ”

Në pamjen e përgjithshme, pulla është e ngjashme me tre pulla të tjerë të UNPA me portrete: pulla Nelson Mandela me 2 franga e emetuar më 18 korrik 2018, pulla e Kofi Annanit prej 1.30 dollarë e emetuar më 31 maj 2018; dhe pulla prej 2.75 dollarësh Mahatma Gandhi e emetuar më 2 tetor 2019.

Nënë Tereza ka zbukuruar shumë pulla postare ndër vite. Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara lëshoi një pullë me portretin e saj në përkujtimoren më 5 shtator 2010. Qyteti i Vatikanit lëshoi një pullë të vetme më 2 shtator 2016, për të festuar kanonizimin e saj. India lëshoi një koleksion me pulla më 4 shtator 2016, dhe Shqipëria lëshoi një pullë dhe një koleksion po në atë datë.

Exit mobile version