Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi: Lejohet votimi edhe me dokumente të skaduara

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Malit të Zi ka vendosur që t’u lejojë qytetarëve të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar, ku janë 30 mijë raste të tilla.

Anëtarët e Komisionit ranë dakord që qytetarët të cilët nuk mund t’i zëvendësojnë dokumentet e tyre personale deri në kohën e zgjedhjeve, duhet të lejohen të votojnë.

Drejtorja gjejnerale për Dokumente Personale në Ministrinë e Brendshme, Millanka Bakoviq, deklaroi se aktualisht janë 30 mijë qytetarë, dokumentet personale të të cilëve kanë skaduar.

Bakovic tha se nga 30 mijë qytetarë, aktualisht rreth 7.500 qytetarë nuk kanë asnjë dokument ose kanë një të vjetër nga koha e ish-Jugosllavisë.

Exit mobile version