Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Komuna e Gucisë: Konkurs për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2020/21

Konkursi eshte shpallur me date 21.01.2021.
Afati per konkurim eshte 30 dit prej dates se shpalljes se konkursit.

Në bazë të nenit 71 pika 8 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 002/18, 034/19 dhe 038/20), nenit 9 paragrafi 1 pika 6 të Vendimit për organizimin dhe mënyrën e punës së administratës lokale të Komunës së Gucisë (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr. 042/20) dhe Vendimit për bursimin e studentëve të Komunës së Gucisë (“Gazeta Zyartare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr.”004/18 dhe 003/20), Komuna e Gucisë shpallë:

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2020/21

Të drejtë për të përfituar bursë kanë studentët e rregullt në studimet themelore të aplikuara dhe në studimet themelore akademike, të cilët:

– kanë nënshtetësi malazeze,

– kanë vend-qendrim të përhershëm në Komunën e Gucisë,

– sipas programit mësimorë të institucionit të shkollimit të lartë në të cilin studiojnë, kanë përfunduar provimet nga viti i kaluar i studimeve me indeksin më të ulët të suksesit 8,50 dhe më së paku 90% të krediteve ECTS,

– e kanë regjistruar për herë të parë semestrin e vitit të studimeve,

– nuk kanë përsëritur asnjë vit gjatë studimeve,

– nuk janë në mardhënje pune,

– nuk janë më të vjetër se 25 vjeç.

Për shkak të mungesës së kuadrove deficitarë ndahet bursë e veçantë për studimet në Mjekësi, Arkitekturë, Ndërtimtari dhe Bujqësi.

Të drejtën për ta përfituar bursën e veçantë e kanë studentët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Vendimin për bursimin e studentëve në Komunën e Gucisë dhe të cilët sipas programit mësimorë të institucionit të shkollimit të lartë në të cilin studiojnë, kanë përfunduar provimet nga viti i kaluar i studimeve me indeksin më të ulët të suksesit 7,50 dhe më së paku 90% të krediteve ECTS.

Të drejtë për të përfituar bursën e veçantë e kanë edhe nxënësit bartës të diplomës “Pishtari” për vitin I (e parë) të studimeve në rast se menjëher mbas përfundimit të shkollës së mesme i regjistrojnë studimet nga fusha e kuadrove deficitare.

Shfrytëzuesit e bursës së veçantë janë të obliguar që punët e tyre  dhe detyrat e punës, mbas përfundimit të studimeve ti kryejn në teritorin e Komunës, sipas sistemit një vit i bursimit – një vit punë në teritorin e Komunës së Gucisë.

Kandidati i cili konkuron për ndarjen e bursave, bashkë me Formularin për konkurim paraqet edhe dokumentet si në vijim:

– vërtetimin për vend-qendrim të përhershëm,

– vërtetimin për regjistrimin e vitit të studimeve,

– vërtetimin për provimet e përfunduara nga viti i kaluar,

– vërtetimin për kreditet e arritura ECTS,

– vërtetimin për notën mesatare të arritur,

– dëshmi (deklaratë) se studenti nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër.

Formularin e kërkesës për realizimin e të drejtës për bursë të interesuarit/at mund ta tërheqin në zyrën e gjendjes civile në ndërtesën e Komunës së Gucisë, është publikuar edhe në web-faqen e Komunës së Gucisë.

Afati për paraqitje të Aplikacionit është 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.

Aplikacionet jo të plota dhe të arritura jasht afatit nuk do të shqyrtohen. 

Aplikacioni me biografi dhe me dokumentacionin e kompletuar-të gjitha dëshmitë për plotësimin e kushteve të veçanta dhe të përgjithshme, të dorëzohet në një zarf të mbyllur në zyrën e gjendjes civile të Komunës së Gucisë-ndërtesa e Komunës, me shënimin: Për konkursin për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2020/21.

UD Sekretarja për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore

Samra Balic

Exit mobile version