Sot, në Podgoricë në Drejtorinë e projekteve kapitale me drejtorin Esmin Beqaj janë takuar Kryetarja e komunës Anella Çekiq, nënkryetari Edon Balidemaj dhe drejtori për investime Shemso Jaroviq.
Përveç qendrës, kontratë që ka vlerën e 968.000,00€; Janë edhe rruga Guci – Vuthaj (faza I) me vlerë 1.028.500,00€ dhe rruga tjetër Xhamia Çekij – ura e Vrujës e 484.000,00€
Ndër të tjera, në gjitha njoftimet zyrtaret e Komunës se Gucisë falënderojnë Drejtorin Esmin Beqaj për korrektësinë dhe konstruktivitetin. Kujtojmë që zt.Beqaj në këtë pozitë erdhi para pak kohësh, ku paraprakisht ishte drejtor në komunën e Tuzit dhe kuadër i Alternativës shqiptare – të Nik Gjeloshajt.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të fillojnë sapo të lejojnë kushtet atmosferike.