Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Komuna e Ulqinit ja kalon në pronësi qeverisë 8000 m2 tokë buzë detit për të dalë nga kriza financiare ?

E përditshmja malazeze Vijesti e ditës së enjte në një shkrim të saj të titulluar ”Japin tokë për të debllokua llogarinë” duke u bazuar në disa burime të saja i ka dhënë hapësirë problemit financiar në Komunën e Ulqinit dhe mënyrës se si po mendohet ta kapërcehet ky problem.

Siç shkruan kjo e përditshme, Komuna e Ulqinit do të kalojë në pronësi të qeverisë rreth 8000 m2 tokë në pjesën më atraktive të qytetit të Ulqinit. Toka për të cilën bëhet fjalë shtrihet në mes të ish hotelit Galeb dhe hotelit Albatros, transmeton  Ulqini Online.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të debllokimit të xhirollogarisë së komunës dhe të shmanget kolapsi.

Qeveria për këtë do ti paguaj Komunës së Ulqinit 3 milion euro dhe tek bankat do të garantojë edhe për dy milion tjerë, të cilat do të parashihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Exit mobile version