Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Komuna e Ulqinit shpall Konkurs për zgjidhjen ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Komuna e Ulqinit shpall Konkurs për zgjidhjen ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, klshtu mësohet nga një njoftim i Komunës së Ulqinit në rrjetin social, transmeton Ulqini Online.

Qellimi i Konkursit është përzgjedhja ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cili do të vendoset pranë objektit të Komunës së Ulqinit në parcelën kadastrale nr. 1449/1 KK Ulqin.

Dokumentacioni i konkursit përbëhet nga pjesa tekstuale dhe grafike. Pjesa tekstuale përmban shpalljen e konkursit dhe detyrën projektuese ndërsa pjesa grafike përmban bazën digjitale gjeodezike dhe fotografitë e parcelës ku do të vendoset monumenti.

Afati i konkurimit është 60 ditë nga data e shpalljes së konkursit, gjegjësisht deri më datë 29.04.2025.

Pjesëmarrësit në Konkurs janë të obliguar që punimet e tyre t’i dorëzojnë mbrenda afatit të caktuar në Sekretariatin për kulturë dhe veprimtari shoqërore përmes Byrosë së qytetarëve të Komunës së Ulqinit, adresa Bulevardi Gj.K.Skenderbeu pn, Ulqin.

Dokumentat e konkursit janë të publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit, ku mund të shkarkohen nga të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në konkurs.

Exit mobile version