Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk përfaqëson prishje të raporteve të veçanta dhe as dobësim të aleancës së qëndrueshme 🇺🇸🇽🇰. Ky është një zhvillim që mund të ndodhë -por nuk duhej,në marrëdhëniet e çdo partneriteti afatgjatë dhe nuk cenon themelet e bashkëpunimit strategjik 🇺🇸🇽🇰.
Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të fuqishme dhe të pathyeshme. SHBA-të janë mbështetësi më i madh i sovranitetit, stabilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa populli i Kosovës është një nga popujt më pro-amerikanë në botë – dëshmi e miqësisë së thellë dhe e vlerave të përbashkëta që bashkojnë këto dy vende.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe vendosmëri, duke shmangur çdo hap që mund të krijojë situata të tilla të panevojshme, dhe përkundrazi, të angazhohen fuqishëm për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky partneritet strategjik duhet të mbetet i palëkundur, në shërbim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit demokratik të Kosovës dhe të rajonit.
Deli Balidemaj
Deputet në parlamentin e Bavaris së epërme dhe
Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Mynihut.

