Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Komuniteti shqiptar sot hapë Qendrën e parë Kulturore të financuar nga shteti i New Yorkut

New York 19 shtator 2021

Fal angazhimit institucional të ish asambleistit të shtetit të New Yorkut dhe aktualisht Këshilltarit të qytetit të New Yorkut zt. Mark Gjonaj sot komuniteti shqiptar po bëhet me Qendër të parë Kulturore të mbështetur e të financuar nga paratë e taksapaguesve të shtetit të New Yorkut. Është kjo edhe një arritje e madhe e komunitetit tonë si rezultat i bërjes së pjesës së vedndimarrjes e politikëbërjes e cila me kohe po i jep frutat e veta.
Qendra e komunitetit dhe e mirëqenies “Illyria Community and Wellness Center” do ti shërbejë komunitetit Shqiptaro-Amerikan duke ofruar iniciativa dhe shërbime të ndryshme siç janë jeta e shëndetshme, programet për mirëqenie, programet gjuhësore, programet për të rinjë dhe të moshuar të cilët përfshijnë aktivitete e evenimente të ndryshme në teatër, gym, dhoma për aktivitete dhe lojëra, dhoma për takime për organizatat e komunitetit e shumëçka tjetër.
Qendra e re do të ketë rëndësi të veçantë për zhvillime të aktiviteteve të llojllojshme të pjesëtarëve të komunitetit tonë, i cili është tejet mirënjohës për ketë mundësi.

Esad GJONBALAJ

Exit mobile version