Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Konferenca dyditore Shkencore “Gjergj Kastrioti dhe epoka e tij” kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar

Nesër më 20 qershor 2018 në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës fillon Konferenca dyditore Shkencore “Gjergj Kastrioti dhe epoka e tij” kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar. Referatin kryesor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe shqiptarët sot” do ta paraqet Akademik Rexhep Qosja, ish drejtor shumëvjeçar  dhe një nga themeluesit e këtij Instituti. Pjesëmarrësit e Konferencës do i përshëndet Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj. Gjatë dy ditëve sa zgjat Konferenca do te paraqiten 60 kumtesa të shkencëtarëve eminent nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni e po ashtu do te hapet ekspozita me vepra te kushtuara Gjergj Kastriotit si dhe do behet përurimi i disa botimeve të reja të Institutit Albanologjik.

Po ashtu me datën 21 qershore ditën e dytë te Konferencës “Gjergj Kastrioti dhe epoka e tij” ne mesin e shume personaliteteve te dijes nga Shqipëria dhe Kosova do te jete e dhe bashkëvendësi ynë Prof Dr Naser Ferri,   udhëheqës i  Seancës së parë (të para ditës) dhe do ta prezantoj kumtesën “Disa veçori ikonografike të paraqitjeve figurale të Skënderbeut”.

 

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version