Site icon PLAVA E GUCIA SOT

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE STUDENTORE NGA KOMUNA E GUCISË

Në bazë të nenit 5 të Vendimit për bursim të studentëve në Komunën e Gucisë (“Gazeta zyrtare MZ- dispozitat komunale nr. 4/18), Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Gucisë, me datë 02.02.2018 shpallë:

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave studentore

Për vitin akademin 2017/2018 nga mjetet e buxhetit të Komunës së Gucisë ndahen bursa studentore, ku të drejten për bursim mund ta realizojnë:

  • Studentët e studimeve bazë
  • Studentet e studimeve posdiplomike.
  1. KUSHTET PËR PËRFITIMIN E BURSËS STUDENTORE

Të drejtën për konkurim për ndarjen e bursave e kan studentët të cilët:

  • Janë shtetas të Malit të Zi
  • Kan vendbanim në teritorin e komunës së Gucisë.
  • Sipas planprogramit të studimeve përkatëse kan përfunduar vitin paraprak me notën mesatare së paku 8,50 dhe së paku 90% të ECTS kredive.
  • Nuk janë përseritës të vitit.
  • Të mos janë në marëdhënie pune.
  • Të mos janë më të vjetër se 25 vjeç.

Bursat do të ipen për një vit akademik  në shumën prej 50,00 Eurove në muaj për dhjetë muaj sa zgjatë viti shkollor.

  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Kandidati që konkuron për bursë bashk me kërkesën për konkurim, dorëzon edhe dokumentacionin si vijon:

  • Vertetimi për vendbanim.
  • Vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik.
  • Vertetimin e notave- dhënien e provimeve nga viti i kaluar.
  • Vertetim për arritjen e numrit të ECTS kredive
  • Vërtetimin e notës mesatare.
  • Dëshmi (deklaratë) që nuk gjindet në mardhënie pune
  • Dëshmi (deklaratë) që studenti nuk merr bursë tjetër.
  • AFATI PËR PARAQITJEN E KËRKESËS TEK ORGANI KOMPETENT

 Afati për paraqitjen e kërkesës është 30 dit nga dita e shpalljes së konkursit.

Kërkesat jasht afatit dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Kërkesat duhet të paraqiten tek Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Gucisë.

  1. PROCEDURA PËR NDARJEN TË BURSËS

 Procedurën për ndarjen e bursave e realizon Komisioni për ndarjen e bursave (në teksin në vazhdim komisioni) të cilen e emëron Kryetarja e komunës.

Komisioni përbëhet prej tre anëtarëve.

Komisioni emërohet për një vit akademik

 

Pas përfundimit të afatit për konkurim, Komisioni vërteton listen e studentëve përfitues që i plotësojnë kushtet.

Lista e studentëve përfitues shpallet në tabelen e shpalljeve të komunës dhe në web faqen e komunës.

Pjesëmarrësit në konkurs kan të drejtë ankese tek Komisioni përkatës në afatin prej 8 ditësh nga data e shpalljes së listës së përfituesve në tabelen informuese.

Komisioni pas ushtrimit të ankeses vendosë brenda 8 ditëve.

Vendimi i komisionit është përfundimtar

 

Vendimin për shprëndarjen e bursave, me propozim të komisionit, sjellë Kryetarja e Komunës.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë në numrin e telefomnit 00382-67-610 335

 

Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore

Sekretar

Shefkija Bektesheviq

https://www.opstinagusinje.me/al/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-studentore/

Exit mobile version