Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Koronavirusi: Mali i Zi shton kontrollin në pikat kufitare, ja masat tjera

Me qëllim për të mbrojtur qytetarët e Malit të Zi nga COVID2019, qeveria  malazeze ka publikuar masat të cilat do ti ndërmarrë, shkruan Ulqini Online.

Masat ndërmarrura janë: 

1. Ndalohen udhëtimet për në Itali, Spanjë, Republika e Koresë, Irani dhe Kinë, si dhe hyrja  e udhëtarëve që vijnë nga këto shtete.

2. Qytetarët e Malit të Zi që vijnë nga këto vende futen në izolim në shtëpi.

3. Shtyhen ekskursionet e nxënësve, takimet arsimore, etj. jashtë vendit

4. Ngjarjet sportive do të mbahen pa audiencë

5. Përforcohen kontrollet kufitare në trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve që vijnë nga vendet e regjistruara # COVID2019

Mali i Zi dhe Kosova janë të vetmet shtete në Europë që nuk janë prekur nga koronavirusi

Exit mobile version