Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Krivokapiq: Po përballemi me grushtet

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, gjatë pjesmarrjes në konferencën për rëndësinë e mediave për Kapitullin 27 drejt integrimeve europiane, tha se në Mal të Zi momentalisht po kryhet grusht shteti.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, është e qartë se i referohej iniciativës së LQ URA për të rrëzauar qeverinë e tij.

Në konferencë ishte prezent edhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i cili  u përshëndet me Krivokapiq,  takim ky i parë i tyre që prej iniciativës për votëbesimin e qeverisë.

Exit mobile version