Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kryeministri malazez nuk uron Kosovën, Gjeloshaj e thumbon atë

Janë të shumtë liderët botërorë të cilët sot kanë uruar Kosovën në ditën e shpalljes së pavarësisë, megjithatë një urim mungoi nga Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic.

Ndërkaq, si reagim në injorimin nga ana e Kryeministrit malazez, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në faqen e tij të facebook-ut postoi fotografinë e ndërtesës së komunës në të cilën shihet flamuri shqiptar dhe ai i shtetit të Kosovës, me mesazh:
Përshendetje nga Komuna e Tuzit për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapić !!

Edhe përkundër injorimit të Kryeministrit Krivokapic, zëvëndës-kryeministri Dritan Abazoviq kishte dërguar mesazh urimi për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ok

Exit mobile version