Gjate këtij takimi u analizua baza gjeodezike për hartimin e dokumentacionit të projektit të rrugës Plavë- Bogiqevicë.
Kryetari komunës së Plavës z, Mirsad Bajraktareviq dhe nënkryetari z. Nihad Canoviq vizituan përfaqësinë e firmës e cila e ka marrë përsipër ta hartojë projektin e këtij aksi .
Me atë rast u theksua nevoja për angazhim maksimal në punët e këtij projekti me rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të Plavës.
Hartimin e Projektit ideor dhe Projektit kryesor të rrugës Plavë – Bogiqevicë e ka marrë përsipër firma DINH doo nga Podgorica. Vlera e dokumentacionit të projektit dhe rishikimi i tij arrin shumën prej 100 mijë eurosh kurse realizimi i projektit në tërësi parashihet të kushtojë mbi 10 milionë euro.
/Plava e Gucia Sot