Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kryetarja e Komunës së Gucisë – pozitive në koronavirus

Mbrëmë vonë është regjistruar rasti i parë pozitiv në Covid19 mbas 2 muajve ne komunën e Gucisë, por akoma po kërkohet se nga është burimi i këtij infektimi.

Përmes një njoftimi publik Kryetarja e Komunës së Gucisë znj Anela Çekiq njofton qytetaret me sa vijon:

“Të nderuar qytetarë, Ju njofoj se jam pozitive në koronavirus. Jam në izolim shtepiak dhe ndihem mirë. Komuna e Gucisë do të funksionojë në koncept të kujdestarisë dhe do të mundesohet qasja e shërbimeve përmes postes elektronike; Kështu që i’u lutëm bashkëqytetarëve që jashtë nevojave urgjente të mos vijnë në objektin e Komunës. Ju apelojmë qytetarëve të rrespektojnë rekomandimet dhe vendimet e TNK (Trupes Nacionale Koordinuese).”

Bëjnë me dije nga Kabineti i Kryetares së Gucisë./ Plava e Gucia Sot

Exit mobile version