Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kthehen  në Shqipëri eshtrat e Mit’hat Frasherit

Me 10 Nëntor 2018 në New York në Qendrën Nana Tereze të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ju dha  lamtumira e fundit nga toka Amerikane (të cilin e mbajti për 69 vite), atdhetarit, dijetarit, diplomatit, shkrimtarit, kryetarit te Ballit Kombëtar, kryetarit  të komisionit të alfabetit të gjuhës shqipe, firmëtarit të pavarsisë së Shqipërisë, birit të Frashërlinjëve të mëdhej e dishepullit të shqiptarisë Mithat Frashëri.

Në ceremonialin e përcjelljes për në atdhe morën pjesë shumë aktivist te komunitetit, intelektualë, studiues të tij, diplomatë, biznesmenë, personalitete të institucioneve fetare, të medias dhe bashkëkombas me banim në NY e rrethina.

Mit’hat Frashëri do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh te Tiranës.

Qeveria e Shqipërisë kohe me par, ngarkoi Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të organizojnë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mit’hat Frashërit.

 

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 2018, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Exit mobile version