Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kujdes, nga sot në Mal të Zi dënim me burg për tejkalim shpejtësie dhe vozitje nën ndikim të alkoolit

Në Mal të Zi nga sot fillon aplikimi i ligjit të ri për siguri në komunikacion, ku ndër të tjera ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ose tejkalojnë kufirin e shpejtësisë së lejuar, përveç gjobave, do të dënohen edhe me burg.

Për veprat të rënda në komunikacioni, Ligji parashikon burgim nga 15 deri në 60 ditë për drejtuesit që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit me përqendrim 2g/kg ose më shumë, ata të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike. si dhe për ata që tejkalojnë shpejtësinë  70 km / orë ose më e lartë se sa shpejtësia e lejuar.

Për kundërvajtjet në komunikacion gjobat do të jenë më të larta se ato të mëparshmet, patentët nuk do të merren, por sipas procedurës gjyqësore do të shqiptohen masat me të cilat do të ndalohet drejtimi i automjetit, kurse shkelja e kësaj ndalese do të sanksionohet rëndë.

Exit mobile version