KUMTESË
Më 27.07.2020 Kryesia e UDSH-së dega e Gucisë mbajti mbledhjen e kryesisë për të vendosur për mënyrën e daljës në zgjedhjet lokale të 30 gushtit 2020.
Njoftojmë opinionin e gjerë se në mbledhjën e kryesisë të gjithë antarët e kryesisë njëzëri ishin për koalicion parazgjedhorë me partitë shqiptare në Guci. U vendos që të fillojnë bisedimet me partitë tjera shqiptare për arritjen e marrëveshjes për koalicion dhe daljën në zgjedhjet lokale me një listë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për faktorizimin e shqiptarëve në Guci, shpresojmë që të gjitha partitë do të reflektojnë dhe do të angazhohen PËR BASHKIM, për çka UDSH u angazhua dhe ishte çdoherë.