Site icon PLAVA E GUCIA SOT

KUR KOSOVA PUNON, AMERIKA NDIHMON DHE E VULOS– Një vrojtim ndryshe mbi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së

Screenshot

Nga Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane


Heqja e sanksioneve të padrejta evropiane, njohja e pavarësisë nga Bahamas dhe, sidomos,
Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së i nënshkruar nga Presidenti Trump
janë lajme të shkëlqyera për Kosovën dhe dëshmojnë vlerësim për qeverisjen e mirë të
Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.
Gëzimi i popullit shqiptar në Kosovë, në Amerikë dhe kudo në botë është plotësisht i
justifikuar, por lavdërimet vend e pa vend se kujt i takojnë meritat kanë arritur nivele
absurde. Këto arritje janë rezultat i shumë faktorëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Faktori vendimtar në Kosovë është një Kosovë stabile, demokratike dhe sovrane cep më cep.
Qeveria Kurti e pastroi veriun nga bandat serbe dhe të gjitha format e kriminalitetit, eliminoi
strukturat paralele ilegale dhe hoqi çdo formë ndërhyrjeje të shtetit armiqësor serb në punët e
brendshme të Kosovës.
Kryeministri Kurti e lançoi Doktrinën e Dinjitetit dhe Ndërtimit të Shtetit, duke qëndruar i
palëkundur përballë presioneve të padrejta dhe jo parimore nga zyrtarë ndërkombëtarë —
përfshirë edhe disa amerikanë — për të bërë lëshime të mëtejshme ndaj Serbisë dhe bandave
të saj në Kosovë.
Sikur Kosova të ishte e bllokuar nga barrikadat, propozimi për anëtarësim në NATO kurrë
nuk do ta kishte gjetur vendin e vet në ligjin amerikan. Edhe dispozita të tjera do të kishin
ndryshuar thelbësisht. Qetësimi i veriut eliminoi plotësisht propozimet për shkëmbim
territoresh dhe ndarjen e Kosovës.
Faktori kryesor në Amerikë pas propozimit të këtij ligji janë arkitektët profesionalë të
politikës së jashtme afatgjatë të SHBA-së. Ata e kanë klasifikuar Kosovën dhe Ballkanin si
interes strategjik amerikan. Kjo konfirmohet nga fakti se ligji kaloi Kongresin pa vështirësi të
mëdha dhe u nënshkrua pa vërejtje nga Presidenti Trump.
Diaspora e fortë patriotike shqiptaro-amerikane i ka meritat e veta për këtë ligj, por nuk do të
përmend emra, sepse komuniteti i njeh. Megjithatë, dua të theksoj se disa individë dhe
organizata të lidhura me ish-ambasadorin pro-serb Richard Grenell nuk kanë arsye të
mburren. Ata po i përdorin kontaktet e tyre me zyrtarë amerikanë për të kritikuar qeverinë e
Kryeministrit Kurti — që do të thotë të veprosh kundër shtetit tënd.
Faktet e pamohueshme tani tregojnë se:

I bëj thirrje popullit tim të dashur të Kosovës të mos bien pre e frikësimit nga opozita, mediat
armiqësore dhe aleatët e tyre pro-serbë si ish-ambasadorët Grenell dhe Hill, dhe të votojnë pa
hezitim për koalicionin e Kryeministrit Kurti: LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
Vota për Kurtin si Kryeministër garanton një të ardhme të sigurt për një Kosovë pro-
amerikane, pro-evropiane, të lirë, sovrane dhe plotësisht të pavarur.

Exit mobile version