Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kurti paralajmëron themelimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut

Në tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cila u mbajt për nderë të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorit të formimit të Vetëvendosjes, u tha se do të formohet edhe dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

Ishte Kryetari i LVV-së, Albin Kurti i cili tha se në përvjetorin e ardhshëm do të ketë përfaqësues të VV-së edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Sot në 15 vjetorin e LVV përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë fillojmë me iniciativën e LVV në Maqedoninë e Veriut. Do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, Shqipëri, diasporë por edhe në Maqedoninë e Veriut. Kështu që në përvjetorin e ardhshëm mos të flas vetëm Bojken Abazi por edhe dikush nga Shkupi e Maqedonia”, tha Kurti.

Një numër i madh i zyrtarëve policor janë parë rreth e rreth Qeverisë së Kovës. Të njëjtit janë angazhuar për të mbajtur rend gjatë tubimit të VV-së sot.

Exit mobile version