Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kurti uron Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Kurti shkruan se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën. Duke përmendur rezultatet paraprake të shpallura nga KQZ që e shpallin PS fituese, Kurti uron Ramën dhe thekson që shpreson të shtojnë bashkëveprimin.

Statusi i Albin Kurtit:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

Exit mobile version