Tema dhe dilema
KUVENDI MBARËKOMBËTAR PËR NGJARJET JUBILARE
Pas dështimit të socializmit si ideologji dhe rend shoqëror në rrethana të reja shoqërore ka ardhur koha qe për çështjet mbarëkombëtare përfaqësuesit e shqiptarëve nga hapësira e tyre etnogjeografike të mblidhën së paku një herë në vit në Tiranë, për të trajtuar çështjet preokupuese kombëtare që janë në favor të avancimit të statusit politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor të popullit shqiptar në mjediset përkatëse. Një veprim i tillë do të dëshmonte se shqiptarët kanë strategjinë e tyre kombëtare, për të sotmen dhe të ardhmen kur janë në pyetje avancimi i çështjeve përkatëse konformë standardëve demokratike evropiane, ndërsa data më e përshtatshme është 17 janari që përkon me ditën e vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Dr.Nail Draga
Ndonse po bëhën tri dekada nga rënia e sistemit monist organizimet e ndryshme në nivelin mbarëkombëtarë për shqiptarët në rrethana të reja shoqërore janë për të dëshiruar. Jo se kanë munguar nismat e tilla, por kanë qenë strukturat qeveritare ata të cilat kanë pasur qasje subjektive, madje duke i injoruar kërkesat e tilla. Nëse deri në vitin 1999 me rastin e çlirimit të Kosovës, një hezitim i tillë ka mundur edhe të arsyetohej, pas këtij viti përgjegjësia bie kryekëput mbi qeveritarët në Tiranë , sepse është obligim moral i shtetit amë të mbledh përfaqësuesit shqiptarë në takime të ndryshme të nivelit mbarëkombëtarë.
Rasti i vetëm, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Në këtë aspekt deri më tash përjashtim bënë vetëm shënimi i vitit jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pikërisht data 17 janar 2012 që mblodhi në Tiranë shqiptarët nga hapësira e tyre etnogjeografike në një takim solemn në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e vitit jubilar të shënimit të 100-vjetorit të Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Dhe një datë e tillë nuk ishte e rastit sepse ajo përkonte me 544 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, duke shprehur një simbolikë e unitetit të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike. Organizatori, Kuvendi i Shqipërisë ishte kujdesur që ky solemnitet të jetë i nivelit më të lartë, që u dëshmua me dekorimin e sallës së Kuvendit, ndërsa intonimi i Himnit Kombëtar bashkoi si asnjëherë deri më tash shqiptarët.
Të ftuar shqiptarët nga e tërë hapësira mbarëkombëtare
Dërgimi i ftesave deputetëve shqiptarë nga hapësira etnogjeografike shqiptare për të marrë pjesë në ketë takim solemn, paraqet një ngjarje të shënuar për popullin shqiptar në Siujdhesën Ilirike, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërsa fjalimet e tyre ishin në favor të jubileut kombëtar i cili është kremtuar kudo si në hapësirën etnogjeografike shqiptare po ashtu edhe në diasporë.Theksojmë me ketë rast shënimin e këtij jubileu në viset shqiptare në Mal të Zi, me përmasa të jashtëzakonshme si asnjëherë deri më tash, duke mbetur ngjarja ma madhore kombëtare. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe sepse shqiptarët kudo që janë, kanë një gjuhë dhe një flamur!
Takimi qe duhet të bëhët tradicional
Ishte ky takimi i vetëm deri më tash, që është vlerësuar si shumë i qelluar, duke qenë një sinjal për të tilla në të ardhmën. Por, jemi dëshmitarë se nga ai vit jubilar kanë kaluar shtatë vite dhe diçka e ngjajshme nuk ka ndodhur më. Një veprim i tillë është për çdo kritikë për institucionet e shtetit amë-Shqipërisë, sepse takimet e tilla janë të nevojshme të mbahen më shpesh, sepse shqiptarët kanë së çka të diskutojnë dhe të angazhohen për avancimin e çështjeve të ndryshme që janë preokupuese për shqiptarët në ato mjedise ku jetojnë e veprojnë. Andaj është e nevojshme që përveç seancave solemne të kemi edhe seanca pune, sepse angazhimi në këtë drejtim duhet të jetë preokupim i të gjithë përfaqësuesve të institucioneve tona, sepse çështja kombëtare nuk është pronë e asnjë subjekti politik apo klaneve të ndryshme, por është e të gjith neve.
Pikërisht në këtë aspekt popujt e qytetëruar takimet e tilla i kanë të programuara, sepse në strategjinë e tyre kombëtare, janë të definuar qartë çështjët të cilat kërkojnë zgjidhje. Një konstatim i tillë vlen sidomos për ne shqiptarët, sepse jemi autokton në tokën tonë, por mjerisht të ndarë në gjashtë shtete, duke mos anashkaluar edhe ata në diasporë.
Pa nënçmuar ate çka është arritur deri më tash iu takon këtyre strukturave qeveritare, apo klasave politike në pushtet, të angazhohen maksimalisht përmes një strategjie kombëtare për avancimin e çështjeve prokupuese për shqiptarët në hapësirën e tyre mbarëkombëtare, sepse çdo brez ka vizionin e vet të veprimit për të tashmën dhe të ardhmen.
Mungon subjekti për veprimtari mbarëkombëtare
Në mungesë të një subjekti mbarëkombëtar që si veprimtari parësore do të kishte shënimin e përvjetorëve nga historia dhe kultura kombëtare, iniciativa e tillë iu mbetet Qeverive apo ministrive përkatëse si në Shqipëri apo Kosovë. Por, sa janë të përgjegjshëm individet e tillë të cilët mbulojnë ato poste koha e deritashme dëshmon së mungon vetëdija dhe ndërgjegja kombëtare për të inicuar organizimin e përvjetorëve të ndryshëm me karakter mbarëkombëtar. E pse është e tillë shpjegohet shumë lehtë se me përjashtim të rasteve, të gjithë aty janë emëruar jo në sajë të vlerave profesionale por të mbeshtetjës partiake, andaj veprimi dhe qendrimi i tyre thënë më se buti lenë për të dëshiruar.
Në vitin që e lemë pas kemi pasur katër jubile të karakterit mbarëkombëtar si: 550-vjetori i vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Alfabetit, dhe 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.
Nëse vitin 2018 Qeveria e Shqipërisë e shpalli “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu-2018” dhe u organizuan veprimtari të ndryshme shkencore, kulturore e artistike në tërë vendin që duhet përgëzuar, por duhet thënë se ka munguar iniciativa që diçka e tillë me regji të tyre të organizohej në viset shqiptare në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Me këtë rast theksoj në mënyrë të veçantë shqiptarët në Mal të Zi të cilët u angazhuan për shënimin e këtij jubileu me aq mundësi sa kishin, por ka munguar interesimi i shtetit amë, dobësi që nuk mund të arsyetohet më asgjë.
Ndërsa është për t’u çuditur se askush nga Kuvendi i Shqipërisë nuk u kujtua që në kalendarin vjetor të punës të vendoset për Kuvendin Mbarëkombëtar si obligim moral e kombëtar në këtë vit jubilar të 550-vjetorit të vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Por, si duket të deputetet dhe stafi udhëheqës i Kuvendit mungon reflektimi mbi ngjarjet kombëtare, sepse siç duket janë të zënë me obligime personale e partiake, duke harruar misionin e tyre si përfaqësues të popullit.
Dhe nga një qasje e tillë joserioze dëshmon se deputetet shqiptarë janë me deficit të vlerave dhe të ndërgjegjës kombëtare, sepse mungon përkushtimi ndaj ngjarjeve madhore nga historia jonë kombëtare.
Punët tona nuk i kryejnë të tjerët
Ju pelqen apo nuk iu pelqën të tjerëve shqiptarët në jubiletë e ngjarjeve madhore të nivelit mbarëkombëtar duhet të jenë së bashku, duke i kremtuar ato ngjarje por edhe analizuar gjendjen aktuale të popullit shqiptar në hapësirën e tij etnogjeografike, duke sjellur përfundime dhe obligime për të tashmën dhe të ardhmën e tij.
Në rrethana të reja shoqërore duhet eliminuar paragjykimet ideologjike te kohës moniste sepse angazhimi konkret në avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptarëve është obligim moral, kombëtar dhe kushtetues i shtetit amë-Shqipërisë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
(Janar 2019)