Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Lajm i trishtë nga Amerika: Ndërron jetë papritur 30-vjeçari Jasmin Jasaviq nga Plava

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur familjen, të afërmit dhe komunitetin tonë në Amerikë dhe vendlindje. Në moshën 30-vjeçare ka ndërruar jetë papritur Jasmin Jasaviq, me origjinë nga Plava.

Sipas raportimeve të mediave, Jasmini është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga nëna, pasi ajo ishte kthyer nga puna. Raportohet se ditët e fundit ai kishte pasur temperaturë, lodhje dhe simptoma të ngjashme me ato të një ftohjeje.

Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa deri më tani nuk ka konfirmim se vdekja ka ardhur si pasojë e ndonjë aksidenti.

Largimi i tij i parakohshëm ka sjellë dhimbje të madhe për familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Jasmini ka lënë pas bashkëshorten Lejla dhe vajzën e tyre të vogël, Liyana.

Kjo humbje e rëndë ka prekur komunitetin plavë-gucias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendlindje.

Portali “Plava e Gucia Sot” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jasaviq, bashkëshortes, vajzës dhe të gjithë të afërmve.

Exit mobile version