Site icon PLAVA E GUCIA SOT

LAJM MORTOR NGA FAMILJA FUNIÇI 

Me dhimbje të thellë lajmërojmë komunitetin shqiptar se më 06 maj 2026, në moshën 60-vjeçare, u nda nga jeta Kujtim Kole Funiçi, i biri i të ndjerit Kole Zef Funiçi dhe Linës. Dhëndër i Nik Kolprecaj dhe të ndjerës Katrina.

Kujtim Kole Funiçi
07 Maj 1965 – 06 Maj 2026

Homazhet për të ndjerin do të mbahen në shtëpinë mortore “Farenga Brothers Funeral Home”, 920 Allerton Avenue, Bronx, NY, të dielën më 10 maj 2026, nga ora 2:00 PM deri në 9:00 PM.

Ceremonia e përcjelljes do të mbahet të hënën më 11 maj 2026, në ora 11:00 AM, në Kishën “Zoja e Shkodrës”, ndërsa më pas trupi i të ndjerit do të përcillet për në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, 10 W. Stevens Ave, Hawthorne, NY 10532 (Section 17).

Të pikëlluar:
Gruaja: Bukurie (Kolpeci)
Fëmijët: Sanmarino, Elvis dhe Kristjana
Nëna: Lina
Vëllai: Ardiani
Motrat: Vjollca, Arjana me bashkëshortët Pal Kapaj dhe Ardian Martini
Nipat dhe mbesat: Pavjora, Kristjani, Uliksi, Kolina, Andi, Aldi, Tina dhe Viktoria
Kushërinjtë: Sokoli, Maria, Pashka, Lumi, Fatmiri, Dritani, Roza dhe Shpresa me familje.

Redaksia e Portalit “Plava e Gucia Sot” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Funiçi, farefisit, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Kujtimin.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e familjarëve, miqve dhe komunitetit shqiptar.

Exit mobile version