Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Lajmi i fundit BBC World Service: Tjetër vaksinë anti-Covid, 95% efektive

Pas lajmit para pak ditësh se ishte zbuluar vaksina anti-Covid me efikasitet 90%, tashmë një tjetër vaksinë pretendon se ka shënuar sukses ndaj COVID-19.

BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Moderna mbron 95% nga COVID-19 dhe po planifikon që për punë javësh të aprovohet.

Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë, të tjerët morën infeksione.

Vetëm një javë më parë kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmëruan se kishin arritur një vaksinë të suksesshme dhe efektive që mbron 90% dhe së shpejti pritet të aprovohet.

Pavarësisht se tashmë bota mund të ketë dy vaksina që janë efektive ndaj COVID-19, ngelen të paqarta efektet anësore që ato mund të kenë edhe pse kanë kaluar provat.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm, është një ditë e mrekullueshme,”- tha Tal Zaks, shefi mjekësor në Moderna.

Moderna: Covid vaccine shows nearly 95% protection

https://www.bbc.co.uk/news/health-54902908

Exit mobile version