Site icon PLAVA E GUCIA SOT

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet qeveria e Malit të Zi


Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar.

Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës.

Për shkarkimin e 63-vjeçarit, Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë.

Theksojmë se paraprakisht kuvendi kishte votuar kundër shkurtimit të mandatit të vetë pasi që me shumicë të votave nuk ka hy as një rendin e ditës.

Ndryshe, lideri i URA-s, Dritan Abazoviq ka propozuar tashmë të krijohet një qeveri të re të pakicës, ku disa prej përfaqësuesve të minoritetet e kanë propozuar pikërisht Abazoviqin për kryeministër.

Exit mobile version