Site icon PLAVA E GUCIA SOT

LD në MZ nuk merr pjesë në zgjedhjet në Tuz, fton anëtarësinë të votojnë listën shqiptare

Lidhjes Demokratike në Mal të Zi ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të Tuzit që do të mbahen me 3 mars të këtij viti.

”Lidhja Demokratike në Mal të Zi, në zgjedhjet vendore të 03 marsit 2019 në Tuz, edhe pse janë bërë përgatitjet e nevojshme, nuk do të dalin me listë të posaçme zgjedhore, duke e ditur edhe nga përvojat e mëparshme, se pavarësisht rezultatit, i cili do të arrihej, do të ndikonte në humbjen e së paku një mandati (këshilltari) në dëmë të listave shqiptare”, kështu thuhet ndër të tjera në një kumtesë për opinion të këtij subjekti politik, shruan Ulqini Online.

Poashtu ky subjekt fton anëtarët, votuesit dhe simpatizuesit e saj, votuesit shqiptarë, që masovikisht të dalin në votime dhe votën e tyre ta orjentojnë për listën votuese shqiptare.

Exit mobile version