Site icon PLAVA E GUCIA SOT

LDSH-Dega e Gucisë, fton subjektet shqiptare për të dalë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci

Drejtori politik i LDSH-së, njëheri edhe kryetari i Degës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, përmes një kumtese publike ftoi subjektet politike shqiptare, për të dalë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci, që do të mbahen më 30 gusht.

“Duke pasur parasyshë nevojën për faktorizim dhe avansim të shqiptarëve në Komunën e Gucisë vlersojmë se vetëm bashkimi i shqiptarëve siguron një gjë të tillë”, deklaroi Hasangjekaj.

Tutje, Hasangjekaj shton, se ata jane PRO BASHKIMIT dhe i bëjnë thirrje edhe partive tjera shqiptare që në keto zgjedhje të dalin të gjithë së bashku me një listë.

Exit mobile version