Lidhja Demokratike Shqiptare, tē dielë në QKI “Malësia”, në Tuz, mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor, me ç’rast zgjodhi kryesinë e re, me mandat 4 vjeçar.
Përpos anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i kësaj parti zgjodhi edhe kryetarin, z.Nikollë Camaj, si dhe dy nënkryetarët, z.Ali Dacin dhe z.Asdren Çelaj dhe sekretarin gjeneral, z. Vasel Berishaj.
Të njëjtën ditë ky subjekt mbajti edhe kuvendin e Këshillit Komunal të Malësisë, me ç’rast zgjodhi kryesinë e re, ndërsa kryetar u zgjodh z. Ivan Ivanaj.
Antarë të Kryesisë së përgjithshme të LDSH-së janë: Nikollë Camaj, Ali,Daci,Asdren Çelaj, Vasel Berishaj, Bujar Hasangjekaj, Ivan Ivanaj, Albina Dreshaj, Besa Nikaj, Lucë Junçaj,Kenan Kurtaga, Zef Gjokaj, Mehmet Gjonbalaj, Anton Lulgjuraj, Ali Kukaj, Agron Berishaj, Agron Balidemaj, Pjeter N. Lulgjuraj, Antigona Kukaj, Pashko Gjokaj, Lirim Goçaj, Fatmir Daci.
Kurse anëtarë të kryesisë së LDSH-së, Këshilli Komunal i Malësisë janë: Ivan Ivanaj, Vasel Berishaj, Abina Dreshaj, Lucë Junçaj,Anto Lulgjuraj, Besa Nikaj, Albert Camaj, Arton Gojçaj, Valon Ivezaj, Gjeto Ulaj, Elizabeta Camaj,Pashko Gjokaj, Lekë Dedvukaj, Pjeter H. Lulgjuraj, Niki Palushaj.
Në fund, Kuvendit aprovoi Deklaratë politike, tekstin e të cilës mund ta lexoni në vazhdim.
D E K L A R A T Ë P O L I T I K E
nga Kuvendi i rregullt zgjedhor, i Lidhjes Demokratike Shqiptare,
mbajtur në Tuz, më 22. 07. 2018.
Lidhja Demokratike Shqiptare u mbetet besnike parimeve themelore të veprimtarisë së përgjithshme politike që i ka themelet që në organizimin e parë politik të shqiptarëve në Malin e Zi, në vitet e 90-ta, e që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe avancimin e të drejtave dhe interesave kombëtare për popullatën shqiptare në Mal të Zi, çdo herë duke pasur para sysh edhe krijimin e kushteve për një jetë më të begatshme, avancimin e infrastrukturës jetësore, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, ruajtjen e ambientit dhe pasurisë natyrore, si dhe kthimin e pronave të uzurpuara nga regjimi i mëparshëm monist, dhe i vazhduar në formë më të sofistikuar, gjatë 30 viteve të pluralizmit politik;
LDSH do të vazhdojë që, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike të njohura në botën e qytetruar, maksimalisht të angazhohet në realizimin e kërkesave tona, në radhë të parë angazhimin permanent, në jetësimin e vetqeverisjes së plotë të Malësisë, me qendër në Tuz, si njërin prej interesave parësore, jo vetëm për banorët e Malësisë, por edhe të të gjithë popullatës shqiptare në Mal të Zi;
Në veprimtarinë e ardhshme politike në këtë trevë, LDSH do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me ato subjektet politike që kanë qëllim parësor, e të sinqertë, interesin e shqiptarëve në Malin e Zi, e që angazhimin e vet politik e kanë drejtuar kah realizimi i të drejtave kombëtare e njerëzore, komfor normave nderkombetare;
LDSH, në raport me strukturat qeveritare, gjithnjë do të insistojë që bashkëpunimi i nevojshëm të realizohet në bazë të partneritetit dhe respektit të ndërsjellë, mbi baza të barabarta, të gatshëm për tolerancë e mirëkuptim, në masë që ruan dinjitetin kombëtar, gjithnjë duke ruajtur parimet themelore të orientimit programor të LDSH-së, dhe assesi për kompromise të kalbura, në dëm të çështjes kombëtare;
LDSH, çdo herë do të insistojë në respektimin e ligjeve vendase dhe konventave ndërkombëtare, por njëkohësisht do të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, në pajtim me konventat ndërkombëtare dhe të gjitha normat pozitive në botë..
Në Tuz, më 22. 07. 2018
/Malesia.org