Francë – 14 Korrik 2020
“Le Globe” ka botuar, të shtunën e 28 shkurtit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me dekorimin e Ali Pashë Gucisë asokohe nga qeveria austriake dhe reagimin që do të sillte ky lajm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Thuhet se qeveria austriake i ka akorduar Ali Pashës, kreut të Lidhjes shqiptare, një dekoratë.
Kemi të bëjmë këtu me një shenjë të mbështetjes morale të kabinetit të Vjenës ndaj shqiptarëve.
Rëndësia e këtij lajmi nuk do t’i shpëtojë askujt.”