Site icon PLAVA E GUCIA SOT

LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS JOSEPH BIDEN

Marrëveshja e normalizimit midis Kosovës dheSerbisë e përqendruar  njohjen reciproke mund arrihet vetëm me angazhimin e plotë  SHBA-ve

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ *           

I nderuari  Zoti President Biden,      

         Unë do të doja të adresoja një çështje të rëndësishme tëpolitikës së jashtme me të cilën jeni marrë gjatë pjesës më tëmadhe të jetës suaj politike shumë të suksesshme në Amerikë– ngjarjet tragjike pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

        Angazhimi dhe udhëheqja e juaj personale në ndalimin e katër luftërave të tmerrshme të shkaktuara nga shteti kriminali Serbisë, i udhëhequr nga krimineli i luftës Slobodan Milosevic, ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së milionacivilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Përkushtimi juaj për mbrojtjen dheruajtjen e të drejtave të njeriut, paqes dhe stabilitetit nëEvropën Juglindore është i admirueshëm. Kjo çështje ështëshumë e ndjeshme për zemrat e qindra mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, të cilët i kanë shpëtuar shtypjes serbe dheasaj komuniste dhe po përjetojnë ëndrrën amerikane në vendinmë të mirë të botës.

        Unë kurrë nuk do ta harroj fjalimin tuaj frymëzues tëmbrëmjes në New York, organizuar nga aktivistët e të drejtavetë njeriut dhe udhëheqësit e Lidhjes Qytetare ShqiptaroAmerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi më28 Prill 2002.

Ju thatë : “ Derisa populli serb të shikojë veten në fytyrë, tëkuptojë se çfarë kanë bërë udhëheqësit e tyre, ata nuk do tëjenë në gjendje të heqin këtë nocion të viktimizimit, ata kurrënuk mund të shërohen nga sëmundja se ata janë të shtypuritdhe ky cikël  do të vazhdojë dhe do të vazhdojë…”

        Fatëkeqësisht, ata nuk i dëgjuan këshillat tuaja miqësore. Më shumë se dy dekada më vonë, Serbia nuk ka ndryshuarshumë, kështu që cikli po vazhdon. Qeveria shoviniste serbe e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, media e kontrolluar dhekisha ortodokse serbe, po manipulojnë ende me popullin serbduke promovuar urrejtje për kombet fqinje, veçanërisht përpopullin shqiptar, bazuar në gënjeshtra dhe  në “të drejtathistorike” të tyre të rreme. Nacionalisti, shkrimtari dhepolitikani i njohur serb Dobrica Çosiq ka deklaruar“Gënjeshtra është virtyti më i lartë i popullit serb… Serbëtjanë shpëtuar kaq shumë herë në histori me gënjeshtra”.

        Serbët kurrë nuk kërkuan falje për genocidin ndajpopullit shqiptar, ata e konsiderojnë veten si viktima dhe endepo e luajnë rolin e viktimës. Populli i Kosovës është në ziedhe sot, më shumë se 1500 njerëz janë ende të zhdukur. Shumë kriminel lufte ende ecin të lirë në Serbi dhe territoretjera të kontrolluara prej tyre. Vrasësit e tre shtetasveamerikanë vëllezërve Bytyqi ende nuk janë dënuar. Serbia nuk është ndëshkuar për krimet kundër njerëzimit. Drejtësiaende nuk është vendosur.

        Sjelljet destruktive armiqësore serbe kundër Kosovës, janë bërë më agresive pas fitores suaj të Presidencës nëAmerikë dhe akoma më shumë pas zgjedhjes së Albin Kurtitdhe Vjosa Osmanit në Kosovë. Ata kanë frikë nga ju sepse e dinë që ju e kuptoni situatën në Ballkan më mirë se kushdotjetër, se ju qëndroni për një zgjidhje paqësore, të paanshme, të vërtetë dhe të qëndrueshme të konfliktit shqiptaro-serb, bazuar në drejtësi për të gjithë. Ata kanë frikë nga Z.Kurti dheZnj. Osmani, sepse e  dinë se ata janë udhëheqës pro-perëndimorë, të pakorruptuar, të shkolluar, të aftë, tëpatrembur dhe shumë të popullarizuar.

        Kohët e fundit, nacionalistët serbë u janë drejtuar përndihmë aleatëve të tyre në Evropë, të cilët kanë mirëkuptimndaj qëllimeve të tyre shkatërruese, përfshirë parlamentarëracistë francezë dhe politikanë të tjerë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Njëri prej tyre është emisari i BE-së në dialogunmidis Kosovës dhe Serbisë, Z. Miroslav Lajcak. Ai i ngjan mëshumë një misionari serb se sa një ndërmjetësuesi tëpaanshëm. Ai tashmë ka treguar paragjykimin e tij kundërKosovës, duke kërkuar ndryshimin e kushtetutës së Kosovësme qëllim të krijimit të asociacionit të komunave të pastraetnike serbe dhe duke dhënë një intervistë me hartë nëprapavijë e cila e tregon Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjoplotësisht në kundërshtim me vlerat e proklamuaraperëndimore të multietnicitetit dhe bashkëjetesës paqësore tënacionaliteteve të ndryshme.

         Ajo që është edhe më shqetësuese, Serbia po vazhdonme spastrimin etnik të popullit shqiptar në pjesën veriore tëKosovës dhe atë jugore të Serbisë. Kohët e fundit, presidentiserb Vuçiq ka takuar nacionalistë serbë, shovinistë dhehuliganë të udhëhequr nga Lista Srpska, duke u dhënë atyreudhëzime se si të pengojnë në një situate të re të krijuar pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Ata po përdorin dhunë edhendaj serbëve që nuk pajtohen me politikat e tyre si Z. NenadRasiq, djali i të cilit u rrah keq në mes të ditës ngambështetësit e Vuçiq. Znj. Rada Trajkoviq, një aktiviste serbepër të drejtat e njeriut ka deklaruar se ndihet e kërcënuar ngaVuçiq. Ekziston mundësia për më shumë dhunë të organizuarnga serbët me qëllim të destabilizimit të  mëtutjeshëm tëKosovës.

        Politika e Bashkimit Evropian e përkëdheljes së agresorit(Serbisë) dhe e presionit mbi viktimën (Kosovën) për 22 vjet ,thjesht dhe logjikisht ka dështuar. Diplomatët perëndimorëjanë përpjekur më kot për ta larguar Serbinë nga aleanca me Rusinë dhe Kinën në kurriz të popullit shqiptar. Ky llojakomodimi i oreksit serb për grabitjen e tokave shqiptareështë kaq i gabuar. Serbët janë rrëmbyes famëkeq të tokave tëhuaja që kurrë nuk ndalen, derisa të binden se nuk ka mundësipër të grabitur më.

         Qeveria despotike e Putinit po i mbështetë kërkesat e tyre për një “Serbi të Madhe” e cila u shërben aspiratavehegjemoniste ruse në Evropën Jugperëndimore. Ky projekt iplanifikuar mirë është zbatuar nga serbët për më shumë se njëshekull. Është i paraparë në detaje nga politikani serb VasoÇubriloviq në librin e tij të quajtuar “Zhdukja e shqiptarëve”. Qindra mijëra civilë shqiptarë janë vrarë ose detyruar tëemigrojnë në Turqi dhe vende të tjera. Misionarët e ndryshëmantishqiptarë po përpiqen ta ngatërrojnë atë duke e krahasuarme një projekt për të ashtuquajturen “Shqipëri e Madhe” i cilinuk ekziston. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të kishte njëplan konkret dhe përpjekje të organizuar për bashkimin e tëgjitha tokave shqiptare të Serbisë Jugore ( Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Nish, Toplicë, Kurshumli dhe Sanxhak), Maqedonisë Perëndimore, Malit të Zi Jugor dhe GreqisëVeriore me Kosovën dhe Shqipërinë.

        Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari paraqetkompromisin më të madh dhe më të dhimbshëm që Kosovaduhej ta bënte për të marrë një pavarësi të kufizuar dhe tëmbikqyrur – shtet multietnik edhe pse më shumë se 90% ështëshqiptar, flamur pa simbole kombëtare, hymn kombëtar tëpakuptimtë dhe të drejta të jashtëzakonshme për pakicën serbesi askund tjetër në botë. Prapëseprap, Kosovës vazhdohet tibëhet presion nga disa diplomatë perëndimorë për të bërë mëshumë kompromise, tashti në bisedime me agresorin, Serbinëshoviniste, e cila kurrë nuk i ndali përpjekjet për shkatërrimine Kosovës. Do të dëshiroja që këta ndërmjetësues ta kuptojnënjëherë e përgjithëmonë. Mjaft është mjaft. Nuk mund tëbëhen negociata dhe as kompromise me lirinë e një populli, kurrë. Edhe vetë zoti Ahtisaari në një intervistë për gazetënKroate “Vecernji list” me 22 Korrik 2012 tha: “Nëse Serbia ka dëshirë le të shkojë te Rusia, nuk mund të pranohenkoncesione tjera”

        Kurrë nuk do të ketë zgjidhje pa përfshirjen e plotë, tëpërhershme dhe serioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja për Normalizim Ekonomik nën kujdesin e Adiministratës Trump, e nënshkruar në Uashington më 4 Shtator, 2020, ishte një fushatë publiciteti e organizuar nganjë diplomat shumë jokonvencional, jodiplomatik, Z. Richard Grenell. Ai ndihmoi në shkarkimin e qeverisë demokratike tëAlbin Kurtit për të krijuar një qeveri kukull të Avdullah Hotit, e cila rezultoi në nënshkrimin e marrëveshjes e cila shërbenteekskluzivisht për interesat serbe. Kjo gjë u bë me shpresë qëparatë dhe votat serbo-amerikane në shtetet konkurente siMichigan, Illinois, Wisconsin dhe Pennsylvania do tëndihmonin në zgjedhjen e Presidentit Trump. Edhe psehumbën, Z. Grenell vazhdon të sulmojë qeverinë në ardhje tëKurtit, të dalur nga zgjedhjet e lira demokratike, madhështoredhe historike. Shpresoj se Administrata e juaj do ta shpërfillëmarrëveshjen e tij të parealizueshme pro-serbe si dhepikëpamjet e tij jokonstruktive.

        E vetmja gjë e mirë që doli nga kjo marrëveshje ishtenjohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, një akt i vonuar qëpritej nga një vend demokratik proamerikan i bazuar nëmarrëdhënjet e shkëlqyera historike midis popullit hebre dheshqiptar. Edhe kjo njohje e drejtë erdhi me polemika rrethvendosjes së Ambasadës në Jeruzalem, për shkak tëkundërshtimit të fortë nga Evropa. Kjo situatë mundë tëzgjidhet vetëm me angazhimin dhe udhëheqjen e Amerikës. Nga ana tjetër, qeveria serbe nuk ka bërë asgjë në realizimin e premtimit të tyre për të zhvendosur Ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem. Si zakonisht, ata po vazhdojnë të luajnë rol tëdyfishtë: mirëkuptim për palestinezët dhe miqësi me shtetet siIrani, ndërsa gënjejnë dhe përpiqen t’a bindin Izraelin se problemi i serbëve me shqiptarët  është i njëjtë me konfliktinizraelito-palestinez. 

        Realiteti është se konflikti midis Kosovës dhe Serbisëështë politik dhe mund të zgjidhet vetëm në mënyrë politike. Një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e përhershme nuk është e lehtë, por është shumë e qartë dhe e thjeshtë. Duhet të fillojëme kuptimin dhe pranimin nga populli serb se serbët nuk janëviktimë, gjë e cila e krijon mundësinë për kërkim falje dhepërpjekje serioze për kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve tëluftës. Kjo do të bëjë të mundur një dialog konstruktiv midis dy palëve të barabarta, i cili duhet të ndërmjetësohet ngadiplomat të paanshëm amerikanë dhe evropian në arritjen e një marrëveshjeje për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave tënjejta njerëzore dhe nacionale për pakicat serbe që jetojnë nëKosovë dhe popullin shqiptar në Serbi. Rezultati përfundimtarduhet të jetë njohja e ndërsjellë në mes të dy shteteve në kufijtaktual, pa komuna të pastra etnike dhe pa status ekstraterritorial për institucione dhe monumente fetare kudo qofshin ato. Kjo mund të arrihet vetëm me presion të vërtetëdiplomatik, ekonomik dhe politik mbi Serbinë nga Amerika dhe Evropa.

        Z. President, në fjalën tuaj theksuat që Amerika duhet tëqëndrojë e angazhuar deri sa të kryhet puna. Unë jam i sigurtse keni njohuri, përvojë, mençuri dhe fuqi  të mjaftueshme përta përfunduar këtë punë. Ju tashmë e keni siguruar vendin tuajnë historinë amerikane duke u bërë Presidenti i 46-të iShteteve të Bashkuara të Amerikës. Suksesi i arritjes së njëzgjidhjeje përfundimtare dhe të drejtë midis Kosovës dheSerbisë do të jetë trashëgimia e juaj e përhershme në historinëe kombit shqiptar, bashkë me Presidentin Wilson, PresidentinClinton dhe Presidentin Bush. Për më tepër ju gjithashtu do tëhyni në historinë serbe si lideri amerikan, i cili e ndihmoikombin serb të lirohet dhe çlirohet nga djalli përmbrenda.

        Gjatë gjithë historisë, populli shqiptar ka treguar respektdhe tolerance të pakrahasueshme për besimet e ndryshmefetare, racat dhe grupet etnike. Asgjë nuk e ilustron këtë mëmirë sesa shpëtimi i të gjithë hebrenjve që jetuan ose arritënnë tokat shqiptare duke ikur nga persekutimi nazist gjatëHolokaustit. Jam shumë krenar që babai im Arif Aliçkaj ishtepjesë e kësaj përpjekjeje fisnike mbarëshqiptare, e njohur me rezoluten amerikane H.Res. 812 në nëntor të vitit 2012.  Si njëri prej kombeve më të vjetra të civilizuara të EvropësJugperëndimore, populli shqiptar i ka dhënë botës shumëpersonalitete të mëdha si Skënderbeu, i cili për 25 vjet me radhë e mbrojti Evropën nga pushtimi i Perandorisë Osmanedhe Shënjtores Nënë Tereza, simbolit të humanizmit dhekujdesit për njerëzit e vuajtur dhe me nevoja në të gjithëbotën.

        Populli shqiptar kurrë nuk e ka sulmuar ndonjë kombtjetër, ai gjithmonë i ka luftuar pushtuesit e huaj për tëmbrojtur shtëpitë e veta dhe fëmijët e vet. Krejt çka don kypopull në këtë moment, është e drejta për të jetuar i lirë nëtokat e veta stërgjyshore. Kosova e ka zgjedhur rrugën e sajevropiane pro-amerikane. Ka ardhur koha që Serbia tëzgjedhë a do të bëhet pjesë e Evropës demokratike apo do tëmbetet nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës, me të gjitha aspektetnegative që sjellin sistemet totalitare.

        Është fakt i vërtetë që populli shqiptar e do Amerikën mëshumë se çdo komb tjetër në botë, ndërsa populli shumicëserb anon gjithnjë kah Rusia para Amerikës. Kjo gjë nuk do tëndryshojë kurrë.

       Zoti ju bekoftë juve, familjen tuaj dhe kombin amerikan !

       Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe iKëshillit të Vatrës

Exit mobile version