Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Libër për apologjinë e popullit shqiptar: Ma shkretnuen zemrën

Libër për apologjinë e popullit shqiptar

Lulash Nikë PalushajMa shkretnuen zemrënFiorentiaShkodër, 2022

Ngjarjet  cilat i ka përjetuar populli shqiptar fund  shekullit  lamë pas ka qenë inspirim i veçantë për autor  ndryshëm, duke publikuarbotime  ndryshme si shkencoreletrareartistike e publicistike.  gamën e tyre autorëve bënë pjesëedhe Lulash Palushaj, i cili deri  tash opinionit i ka dhuruar një numër  konsideruar veprash letrare.

Nail  Draga

Lulash Palushaj lindi në vitin 1944, në Bëkaj tëTrieshit të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore e kreunë Tuz, normalen në Shkup, ndërsa fakultetinfilozofik – dega gjuhë e letërsi shqipe nëUniversitetin e Prishtinës. Përveç misionit të arsimitnga veprimtaria e tij pedagogjike, është veçuar me aktivitetin në   jetën kulturore-artistike, duke bërëkoreografi e regji të veprave dramatike.

Ai po ashtu  është edhe misionar paqeje, vazhdimishtështë aktivizuar te “Besëlidhja e Malësisë”. Përveçpunës arsimore e pedagogjike ai veçohet me veprimtari krijuese, ku deri me tash ka botuar njënumër të konsideruar veprash.

Ka botuar vëllimet poetike “Rrajë  ndame” dhe“Votra ime”; botimin etnografik “Malësia dhe fisetsaj” – dy vëllime, romanin “Malësorja e bjeshkëve tona, vëllimin me ese “Oqeani përpin”, romanin “Nusja me duvak  bardhë”,librin me refleksione filozofiko-historike “Lot nuk teren – zemër  s’pushon dhe “Me zotin flasshqip”. Ndërsa në vitin e kaluar ka botuar dy libra: “Ma shkretnuen zemrën”, si dhe  “Fjalë Malësisë  Madhe – visar  s’duhet harrue, kujanë përfshirë rreth tre mijë fjalë, frazeologji dheshprehje idiomatike.

Duke pasur parasysh veprën e tij mjaft të gjerë e tëllojllojshme dhe veprimtarinë e tij atdhetare, LulashPalushaj është dekoruar nga Presidenti i Republikëssë Shqipërisë me dekoratën “Kalorës i Urdhërit Skënderbeut”.

Libri “Ma shkretnuen zemrën” është një botim i veçantë, qe paraqet vazhdimin e opusit të tij eseistik, që pasurohet me të dhëna dokumentare e historike.Ne këtë liber të cilën pa hezitim e quaj se ka trajtuarapologjinë e historisë  së popullit tonë, është i veçantë për nga koncepti dhe përmbajtja e tij. Kemitë bëjmë me çështje të cilat nuk janë personale apokrahinore por në nivel kombëtar.

Fotografia në ballinën e librit  “Ma shkretnuenzemrën” është monumentale e cila tash është bërëedhe punim artistik me vlerë jo vetëm kombëtare porndërkombëtare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepseka të bëjë egzodin biblik të shqiptarëve nga Kosovanë vitin 1999. Ishte kjo koha e neofashizmit serb, i cili në startegjinë e tij kishte spatrimin etnik tëshqiptarëve në Kosovë, por dështuan ne realizimin e një projekti të tillë të kobshëm. Sepse organizimi i brendshëm i shqiptarëve në Kosovë, përmesrezistencës së armatosur nga ana e UÇK-së e tendihmes të NATO-s përfundimisht Kosova u çliruanga okupatorët serb. Në lidhje me këto çështje autorina ofron të dhëna me interes, sepse kemi të bëjmë me një periudhë kohore e cila ka qenë e njohur për tëgjithë ne. Të dhënat e ofruara janë komplekse nëdiakroni e sinkroni, duke qendruar në raportëtshoqërore të kohës deri në ditët tona.

Pikërisht edhe ngjarjet e muajit shtator të këtij viti ne Veriun e Kosovës, dëshmojnë se shqiptarët kanëarsye të jenë të shqetësuar, sepse nuk thuhet kot se “uji fle por hasmi nuk fle”. Kemi të bëjmë me padrejtësitë të cilat kombi Shqiptar i ka përjetuar nëvazhdimësi nga shekulli 19 e deri në ditët tona.

Me këtë botim Palushaj , dëshmon se është njohës i historisë  dhe çështjes kombëtare, duke shprehurmendimet dhe pikëpamjet personale për të kaluarëndhe të tashmën. Në botim ofrohen të dhëna me fakte për çështjet e trajtuara nga kohërat me të hershmederi të politikat ditore. 

Autori në këtë botim dëshmon dashurinë për trojetkombëtare, por edhe për figura të mëdha kombëtare duke theksuar në mënyrë të veçantë GjergjKastriotin-Shkënderbeun, Adem Jasharin e ShënTerezën, emra që nderojnë kombin dhe lartësojnëatdheun, Shqipërinë. Ne këtë aspekt ai nuk harronMalësinë e Madhe, duke prezantuar ngjarje e  ndodhitë cilat kanë pasur personazhet malësor, të cilët kanënderuar këtë krahinë në veçanti e popullin shqiptar nëpërgjithësi. Kemi të bëjmë pikërisht me Malësinë  eMadhe  e cila qendron në piedestalin e historisëkombetare me ngjarje dhe personalitete patriotike.

Duke lexuar këtë liber lexuesi e kupton se kemi tëbëjmë me një autor qe ka dashuri të madhe përatdheun dhe të ardhmën e tij. Ai nuk ngurron tëprezantojë padrejtësitë të cilat i kanë përjetuarshqiptarët nga fqinjët tanë, të cilët kanë përgatiturelaborate për shfarosjen e popullit tonë. Kemi tëbëjmë me padrejtësitë historike, të cilat janëdëshmuar dhe dokumentuar në shumë aspekte. Por, nuk heziton të shprehë qendrimin inferior të politikësshqiptare ndaj dukurive të ndryshme me pasojakombëtare. Aspirata e autorit mbetet preokupimjetësor kombëtar, e ai është qe populli Shqiptar për tubërë një dhe i pandarë siç ka qenë dikur.

Autori  Palushaj  i lindur dhe i rritur  duke punuardhe jetuar në Malësi, ai nuk ka qenë statik, por k a medituar dhe ka mbledhur material, duke i përgatiturpër botim në kohë me të mira. Kemi të bëjmë me kohën e monizmit e cila, nuk ishte në favor tëbotimeve në shqip qasja ideologjike. Ishte koha kurshqiptarët në Mal të Zi, nuk kanë mundur të botojnësepse për të shpalosur realitetin ata do të kishinpasoja. 

Por, me rënien e sistemit shoqëror  socialist e komunizmit si ideologji, nga viti 1990, edhe përshqiptarët filloi një frymarrje e re edhe në fushën e botimeve, sepse një numër I konsideruar shqiptarëshu paraqiten me botime të profileve të ndryshmeshkencore, letërsisë e publicistike. 

Në numrin e autorëve të tillë bën pjesë edhe Lulash Palushaj, i cili  opinionit i ka dhuruar botime me vlerë.  Botimet e tilla dëshmojnë horizontin e autorit dhe guximin me u ballafaquar me çështje të te cilat kanë qenë preokupim personal dhe profesional. Por, ndonëse autori ka vite qe është vendosur në SHBA, Miçigan-Detroit ndonëse është larg vendlindjes, ai ate e ka me vete, sikur e kanë edhe të gjithë mërgimtarët tanë në diasporë. 

Duke e  uruar për punën e deritashme  krijuese  nga autori presim qe opinionit ti dhurojë edhe vepra tjera, të cilat do të pasurojnë bibliotekat  e lexuesve të pasionuar ne vend dhe në diasporë.

(Lexuar me rastin e përurimi  librit me 14.10.2023, Ethno museum-Draginë)

Exit mobile version