Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Lirak Çelaj: Në mbledhjen e kryesisë, kërkova që të dorëhiqet kryesia e partisë

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka bërë të ditur së në mbledhjen që është mbajtur në ditën e sotme, ka kërkuar që të dorëhiqet kryesia e partisë.

Në këtë mbledhje është diskutuar më shumë rreth debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është diskutuar rreth debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit, si subjekt politik , e ky është rezultati më i keq i mundshëm që e ka pasur Partia Demokratike e Kosovës deri më sot. Shumica nga folësit ishin kritik ndaj veprimeve të kryesisë dhe partive të strukturës dhe elektoralit, kishte edhe ndonjë zë që ishte pozitiv por dominonte aty kritika, e në një mbledhje është normale kjo”, ka thënë Çelaj.

Ai tha se kërkesa e tij nuk është hedhur në votim, pasi që sipas tij kanë ndodhur disa manipulime.

“Unë kërkova që të hidhet në votim kryesia por mënyrën se si deshën ta hedhin nuk pat kuorum në sallë e unë kërkova që të shtyhet në mbledhje tjetër dhe të përgatitet, por ata konsideruan se situate është në favor të tyre dhe vendosën që ta hedhin në votim që si duket 24 prej tyre votuan pro tyre një far mënyre, megjithatë konsideroj që votimi ka qenë në rregull. Nuk u konstatua kuorumi, kryesia nuk ka të drejtë të votojë vetveten, kërkova të votohet në fshehtësi por nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Çelaj ka thënë për Indeksonline se ata mendojnë që janë në rregull, por si do të votoj elektorati pas 6 muaj.

“Ata po mendojnë se janë në rregull, por që se si do të na votoj elektorati pas 6 muajve ne zgjedhjet lokale që nuk na ka votuar tani, nëse ne nuk japin një shenj të reflektimit, pra debate ka qenë konstruktiv që ka pasur kundërshtime”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ia ka shtuar se nuk kanë caktuar datë të votimi, por që do të kërkon nga kryesia e PDK-së, prap që të kenë një datë të votimit.

I pyetur për ndërrimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit, ai ka thënë se është diskutuar shkarazi për këto tema.

“Ishte si bisedë shkarazi, por nuk u ndalëm aty që të diskutojmë në detaje, për propozim të ndryshmit të kryesisë së PDK-së dhe ndryshimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Çelaj ka thënë se në kemi diskutuar për kryesin por specifikisht nuk kemi diskutuar për ushtruesin e detyrës së kryetarit apo për ndonjë emër, por kjo kryesi duhet t’a bartë përgjegjësinë, natyrisht se ekziston përpjekja e disa individëve të kryesisë, që qoftë me dorëheqje apo me veprim tjetër të bëjnë diçka”, ka shtuar ai.

Exit mobile version