Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Lirohen zyrtaret e arrestuar të komunës së Ulqinit për tu mbrojtur në liri

Kryetari i komunës se Ulqinit dhe katër zyrtare te tjerë komunal ishin te ftuar sot për bisede informative pranë Zyrës se sigurisë ne Ulqin. Pas zyrës se sigurisë ata u dërguan ne Gjyqin themelor ku janë marre ne pyetje nga Prokurori themelor shtetërorë i cili i ka liruar qe te mbrohen ne liri. Përveç Nrekiq, janë arrestuar edhe Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Kryetari i Bordit Komunal (OO) i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqini,  Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Kryeshef i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Kryeshef  i Policisë Komunale të Ulqinit.

Lidhur me këtë situate qe nga orët e para te mëngjesit, disa media kane njotuar qe personat ne fjale janë arrestuar, e po te njëjtën gjë ka deklaruar edhe zëvendëskryetari i Qeverise se Malit te Zi, Dritan Abazoviq, i cili ne rrjetin e tij ne Twiter ka shkruar se janë arrestuar Kryetari i Komunës se Ulqinit dhe Kryetari i Këshillit komunal te DPS-it me disa funksionarë te tjerë për shkak te punësimeve partiake.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar Partia demokratike e socialisteve e cila ka deklaruar se “Prokuroria duhet të jetë e pavarur, dhe jo e Dritanit”. Arrestimi i sotëm i Kryetarit të Komunës së Ulqinit për “punësim partiak” është kulmi i hipokrizisë së kësaj qeverie dhe një iluzion qe ajo po përpiqet të maskojë të gjitha lëvizjet e paligjshme dhe veprimet e turpshme me revanshizëm, thuhet ne reagimin e  Partisë Demokratike te Socialistëve.

“Në kohën kur qeveria e re po bën publikisht një ndarje partiake të funksioneve shtetërore, duke grumbulluar gratë e saj, të dashurat, djemtë, kumbarët në institucionet shtetërore, duke pushuar nga puna politikisht, kombëtarisht dhe fetarisht të papërshtatshmit, dhe me lëvizje të tilla duke vënë në dyshim procesin e integrimit evropian, Dritan Abazovia u lëshon urdhra prokurorëve lokal dhe organeve tjera kompetente, se kenë duhet te arrestoje për punësime partiake”.

Nga DPS pyesin Zdravko Krivokapiqin, Dritan Abazoviqin, por edhe Prokurorinë, nëse dhe kur do të reagojnë ndaj të gjitha lëvizjeve publike të punësimit të partive, “spastrimet etnike, fetare dhe politike, mbushja e turpshme e instancave më të larta të administratës shtetërore me të afërmit e ngushtë të qeverisë së re”. “Ne besojmë se Abazoviq nuk mund të arrestojë vetveten, as ata që punësojnë para syve të tij, sepse ata menjëherë do ta privonin atë nga çdo pushtet. Sidoqoftë, DPS pret që Prokuroria të veprojë në mënyrë të paanshme sipas ligjit dhe Kushtetutës, dhe jo sipas presioneve dhe urdhrave të “atyre që duan të fshehin turpin e tyre me një marketing kaq të mjerueshëm”, thuhet ne kumtesën e Partisë demokratike te socialisteve.

Ne këtë deklarate te PDS-se, ka reaguar edhe Lëvizja qytetare URA e cila ka deklaruar se Partia që vodhi shtetin, harroi të gjitha institucionet dhe rregullat e saj të qytetarëve të rendit të parë dhe të dytë.  Ajo nuk meriton të ekzistojë. Nga Lëvizja Qytetare  URA, thonë se PDS po përpiqet të “mbyllë sytë e të gjithë opinionit në Mal të Zi me manipulime dhe të të paraqitet në një dritë pozitive”. Në këtë univers të çoroditur të PDS-së , meritojnë rrespekt kriminelët e tyre duke filluar nga Maroviqi e duke përfunduar tek Nrekiqi, ndërsa urrejtjen e meritojnë ata të cilët dëshirojnë ta përfundojnë këtë situatë, thuhet ne kumtesën e URA-s..

Exit mobile version