Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Lista Shqiptare dorëzoi përsëri në Kuvend propozim Ligjin mbi kthimin e Valdanosit

Në Kuvendin e Malit të Zi përsëri kemi dorëzuar propozim Ligjin mbi anulimin e pasojave të eksproprijimit të gjirit të Valdanosit, ligj i cili është dozuar së pari herë në Maj të vitit 2020.

Kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq personalisht ia dorëzova propozim ligjin duke ia shpjeguar rendësin dhe nevojën për aprovimin e këtij ligji në Kuvend. Presim mbështetjen e Kuvendit dhe deputetëve për aprovimin e këtij ligji si hap i nevojshëm për kthimin e pronës në gjirin e Valdanosit.

Me hapa konkrete dhe në vazhdimësi Lista Shqiptare vazhdon me përfaqësimin dhe avancimin e politikës dhe synimeve demokratike të popullsisë sonë.Po ashtu, pavarësisht propozim Ligjit kemi synimin që në Komisionin për turizëm dhe bujqësi të vazhdohet më shqyrtimin dhe jetësimin e përfundimeve të ndërmarra në 2019 dhe 2020 të këtij komisioni në të cilat janë të identifikuar institucionet që duhet marre pjesë në pastrimin e Ullishtës dhe rrugëve në te. Këto përfundime të aprovuara në Komisionin në dy mbledhje janë publike dhe duhen të realizohen në mënyrë që ish pronarët të ndihmohen në pastrimin, revitalizimin e ullishtës dhe në mbrojtjen e saj me rruga të kalueshme dhe me sistem të ujitjes për mbrojtjen nga zjarri.

Genci Nimanbegu,

Deputet i Listës Shqiptare

Exit mobile version