Në takimin e rregullt të anëtarëve të koalicionit “Lista Shqiptare”, u diskutua për situatën aktuale politike në Mal të Zi ku ndër të tjera u morë vendimi për të mbështetur Iniciativën e klubit të deputetëve të PSD-së në parlamentin e Mal të Zi në lidhje me Rezolutën për stabilizimin e situatës politike dhe arritjen e konsensusi evropian, kështu mësohet nga një kumtesë për opinion e Listës shqiptare.
Siç është e shpjeguar në detaje në Rezolutë, Mali i Zi është në një krizë politike, institucionale dhe sociale, kështu që ne besojmë se vendimi për të miratuar këtë Rezolutë është mënyra e duhur për të tejkaluar ndarjet dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta kushtetuese, evropiane dhe demokratike.
Mbështetje rezolutës për stabilizimin e situatës politike dhe arritjen e konsensusi evropian të inicuar nga PSD para disa ditëve i ka dhënë Fatmir Gjeka nga Partia Demokratike.