Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe

Në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit në Shqipëri u organizua Logu i Bjeshkëve.

Përveç bjeshkëve të Kelmendit, vizitorët shijuan edhe vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe, të cilat kishin veshur xhubletën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka shpërndarë disa fotografi të këtij aktiviteti, ka thënë se kjo është një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe.

“Bashkë me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura.Sot në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, ku u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe. Bashkë me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli”, ka shkruar Rama.

Ai gjithashtu ka kujtuar aplikacionin #TEA që njofton për udhëtimet nëpër të gjitha destinacionet turistike në Shqipëri.

Exit mobile version