Xhudistja e re nga Kosova, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Dy garuese, dy të arta. Ky është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi ynë i xhudos në Grand Prixin, që u mbajt në Tbilisi.
Sot (e diel), Loriana Kuka u ngjit në podium, duke fituar të artën në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Garuesja jonë në finale mposhti Kliema Antomarchi të Kubës, falë dy ‘waz-ari’.
Në përgjithësi, Loriana fitoi katër luftëra. Medalja e artë i sjell asaj 700 pikë të reja për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Dy ditë më parë ishte Nora Gjakova,e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.