Shkruan: Refik HASANI
Përgjigje lidhur me takimin e sotëm të Kryeministrit në detyrë, z.Avdullah Hoti,me përfaqësuesit nga Presheva e Bujanoci, por mungonte përfaqësuesi nga Medvegja. Ditë më parë edhe kandidatit i PDK-ës për Kryeministër z.Enver Hoxhaj, publikoi 7 zotime të ashtuquajtura për Luginën e Preshevës.
I kujtoj opinionit të gjërë se vetëm në fushatë zgjedhore kujtohet kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, dhe nga këto premtime nuk do të ketë asgjë, pasi nuk jan zbatuar e realizur, si:
1. Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë i miratuar, datë 06.06.2013,
2. Në Gjilan është hapur zyrja, datë 30.12.2014, për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,
3. Në Kuvendin Komunal-Gjilan,është miratuar vendimi mbi formimin e Komiteti përbashkëpunim ndërkufitarë, datë 27.06. 2013,
4. Qeveria në detyrë, më datën 28.09.2020, pas një takimi sikur i ditës së sotit, u zotua se do themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës,
Të gjithë më parë ishin premtime në fushata zgjedhore e zotime, por
5.Nuk janë ndarë ndihma e premtuar lidhur me Abetaret, Materniteti në Preshevë, etj.
Qeveria e Kosovës edhe në takimet të përbashkëta me qeverin Shqiptare nuk kan dhënë asnjë efekt përveçse janë premtuar të ndahen nga 50 mijë euro, e të cilat nuk dihet nëse janë ndarë.
Po ashtu,
Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk janë përcaktuar saktë për Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, për Marrëveshjen e Konçulit, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës, për pasivizimin e adresave, diskriminimin e vazhdueshëm etj.
Dhe
Republika e Kosovës nuk kan asnjë platform e asnjë strategji për ta shtruar e ngritur në nivele e instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-së.
Për dy dekada të gjitha qeveritë e udhëhequra nga subjektet politike PDK-LDK-AAK, asgjë skan ndihmuar Luginën e Preshevës, përkundrazi kanë krijuar konfuzion në mesin e qytetarëve të kësaj krahine edhe në instancave e nivele të jashtme.
Kryeministri në detyrë, z.Avdullah Hoti, dhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja z.Enver Hoxhaj, por edhe ish-Kryeministri z.Ramush Haradinaj,me asgjë nuk e kan ndihmuar Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.
Vetëm ish-Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ka ndarë 500 mijë euro ndihmë dedikuar për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë, ku për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kan ndarë këto mjete.E vetmja shpresë është jo vetëm për Kosovën por edhe Luginën e Preshevës.
*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave, formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë, ka trajtuar e propozuar, si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, regjistrimin e popullatës, inicimin që të miratohet një rezolutë, ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeveritë, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.
11 Janar 2021