Site icon PLAVA E GUCIA SOT

M.Gjukanoviq; Qeveria pakicë, nuk është zgjidhja më e mirë por do ta mbështesim

PDS, është e gatshme të votojë Qeverinë pakicë sepse, edhe ajo, është zgjidhje më e mirë nga situata katastrofike në të cilën ndodhet Mali i Zi, në krye me Qeverinë aktuale, ka porositur presidenti, Millo Gjukanoviq.

Ai, ka theksuar se në PDS, konsiderojnë se më së miri do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gjukanoviq, në intervistën dhënë agjencisë Mina, ka thënë se Qeverinë pakicë e konsideron aktualisht si alternativën më të keqe, por në këtë moment, siç ka thënë ai, nuk ekziston gatishmëria e një numri të subjekteve parlamentare në përkrahje të ndonjë zgjidhje tjetër për dalje nga kriza.

Ai, po ashtu, konsideron se Qeveria pakicë, do të duhej të zgjasë një vit, duke shtuar se është shumë e e rëndësishme të përcaktohen prioritetet gjatë kësaj periudhe. Gjukanoviq, ka pohuar se në PDS, konsiderojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Exit mobile version