Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mali i Zi arreston ish-zyrtarin rus Igor Chuyan i kërkuar për mashtrim financiar

Gjykata e Lartë malazeze në Podgoricë ka urdhëruar ndalimin e ish-kreut të Shërbimit rus për Rregullimin e Tregut të Alkoolit, Igor Chuyan pasi policia e kishte arrestuar atë në qytetin bregdetar të Tivarit.

Policia deklaroi se zyrtari rus u arrestua pas kërkimeve që zgjatën disa javë për “veprën penale të dhënies dhe marrjes së ryshfetit”.

“Ai akuzohet për kryerjen e veprimeve të paligjshme dhe kriminale të shpërdorimit të pozitës së tij zyrtare, si rezultat i të cilave pati pasoja të rënda”, ka njoftuar policia.

Sipas akuzës, Chuyan organizoi një skemë mashtruese në të cilën banka ruse OFK kishte lëshuar 168 milionë euro kredi kompanitë nën kontrollin e një prej shpërndarësve më të mëdhenj të produkteve alkoolike, Status Group LLC.

Komiteti rus i Hetimeve ka pohuar se huatë u janë dhënë kompanive fantazmë të kontrolluara nga stafi i OFK Bank dhe Status Group LCC, ndërsa Chuyan ishte përfitues i të dy kompanive.

Po ashtu, miliarderi rus me origjinë nga Azerbajxhani, Telman Ismailov është arrestuar në Mal të Zi pasi Rusia e kërkonte atë nën dyshimet se ka urdhëruar vrasje me pagesë.

Ismailov ka paraqitur kërkesën për azil në këtë vend, një ditë pasi u arrestua në Podgoricë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia.

Në Rusi, miliarderi rus, akuzohet se më 2016 ka paguar për vrasjen e dy biznesmenëve në rajonin e Moskës. Ai akuzohet gjithashtu për rrëmbimin e një këngëtari më 2004. Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan. 

Exit mobile version