Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian.
Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht.
Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij nga politika të jetë me dinjitet.
“Gjukanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrimin më të shpejtë evropian të Malit të Zi, ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa dhe të largohet nga pushteti, por kërkoi që të lejohet të largohet nga skena politike me dinjitet dhe në mënyrën e tij. Nga figurat kyçe të BE-së (nënkuptohen krerët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së), Gjukanoviç ka marrë mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë një zgjidhje krejtësisht e drejtë për BE-në”, tha një burim nga një nga anëtarët kryesorë të BE-së iu referua dosjes malazeze.
Sipas burimit, presidenti Gjukanoviç kohëve të fundit ka qenë më konstruktiv se kurrë në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nuk ka vënë më piston në rrota duke folur një gjë e duke bërë një tjetër. Është vërejtur ndryshimi në sjelljen dhe veprimet e Gjukanoviçit, dhe në bazë të kësaj, Brukseli shpreson se kësaj radhe nuk do të ketë surpriza të pakëndshme dhe se me përfundimin e mandatit presidencial vitin e ardhshëm, Gjukanoviç do të largohet dhe nga politika aktive.
Mediat malazeze theksojnë se nëse Podgorica i ktyen siç duhet detyrat e shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me emërimet në gjyqësor, nga Këshilli Gjyqësor, përmes Prokurorisë Supreme të Shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese, me shumë gjasa në fund të shtatorit mund të avancojë në negociatat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.
“Qeveria e re në Podgoricë e drejtuar nga Dritan Abazoviç, tashmë ka arritur rezultate mjaft inkurajuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sigurisht, këto janë sinjale fillestare, por janë shumë të rëndësishme sepse Podgorica më në fund ka filluar të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ky trend vazhdon dhe Mali i Zi përmbush atë që ishte planifikuar deri në shtator, ne mund të mbyllim disa kapituj tashmë në dhjetor. Pas një kohe të gjatë, brenda BE-së ka një dëshirë dhe vullnet politik për të përshpejtuar procesin e afrimit të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Ardhja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borelli në Këshillin e Stabilizim-Asociimit më 14 korrik nuk është thjesht protokoll apo rutinë. Është në funksion të ofrimit të mbështetjes konkrete dhe elanit të ri për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ky qëndrim mbështetet nga të gjithë, veçanërisht nga dy anëtarët kryesorë të BE-së, Franca dhe Gjermania”, tha burimi për “Vijesti.me”.
/Abcnews.al/