Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mali i Zi e fton Kosovën me fusnotë në Samitin e Beçiqit – pjesëmarrja refuzohet nga Murati, Mehmeti dhe Murtezaj

Nën organizimin e Ministrisë malazeze të Financave, Doganës e Tatimeve dhe Bankës Qendrore, Kosova ka pranuar thirrjen me fusnotë në pjesëmarrjen e Samitit të Beçiqit.

Mirëpo, përdorimi i fusnotës te emri i Kosovës, ka bërë që guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj të refuzojnë pjesëmarrjen në këtë samit.

Lajmi se Kosova nuk do të merr pjesë në këtë samit e kanë konfirmuar për Telegrafin nga BQK-ja dhe ATK-ja.

Po ashtu, në një nga panelet pritet të diskutojnë ministrat e Financave të shteteve të rajonit, por në listën e të ftuarve mungon emri i ministrit Hekuran Murati.

Samiti i Beçiqit është rikthyer pas dy vjetësh për shkak të pandemisë. Në këtë edicion, pritet të diskutohet për “stabilitetin financiar dhe monetar të rajonit, në kushte të rreziqeve të theksuara gjeopolitike”.

Kosova kishte marrë pjesë në edicionet e kaluara.

Kujtojmë se fusnota përdoret për ta paraqitur mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe pesë shteteve anëtare të BE-së./Telegrafi

Exit mobile version