Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me aktivisten shqiptare, Elida Jorogonin, në shtetin e Malit të Zi.
Kryetarja e “Foleja Kombëtare Shqiptare” është shpallur person ‘non grata’ në Mal të Zi, shkruan Top Channel.
Ajo pretendon se kjo ndodhi pas daljes së saj në emisionin” Shqipëria Live “, ku thoshte se do të shkonte më 15 tetor në Triesh për tu dhuruar flamuj kuq e zi, nxënësve të shkollës ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.
“Edhe pse jam shpallur non grata do të çoj flamujt për nxënësi e shkollës ‘‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’’. Do të kundërshtoj. Për këtë kam bërë anikimim tek ministria dhe tek ambasada malazeze, jam në pritje, nuk kam marrë asnjë përgjigje deri tani”, tha Elida.
Shqiptarja Elida Jorgoni, kryetarja e “Foleja Kombëtare Shqiptare” është shpallur person ‘non grata’ në Mal të Zi.