Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mali i Zi ende nuk e ka zgjidhur demarkacionin detar me Shqipërinë

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se demarkacioni detar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet akoma temë e hapur.

Ky informacion ceket në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi progresin e Malit të Zi, i cili është një konfirmim tjetër se çështja e kufirit me Kroacinë në Prevllakë nuk është e vetmja që mbetet e hapur dhe që Podgorica zyrtare duhet të zgjidhë, shkruan gazeta Dan.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten të mira me disa përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Demarkacioni në det midis dy vendeve mbetet i hapur. Takimi i parë i Komisionit Ndër shtetëror të Menaxhimit të Ujit u mbajt në shtator 2019,” thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit Evropian .

Dokumentet e BE-së lidhur me kushtet për vendet nga Ballkani Perëndimor për t’u bashkuar bllokut, përmbajnë gjithashtu deklarata që të gjithë kandidatët duhet të zgjidhin çështje të hapura, veçanërisht mosmarrëveshjet kufitare, përpara se të antarësohen me Bashkimin Evropian.

Exit mobile version