Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mali i Zi pa kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të Kosovës

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se nuk kanë vënë kushtëzime për hyrjen e qytetarëve të vendeve të rajonit në këtë shtet, në kuadër të masave të reja kundër COVID-19.

Kësisoj qytetarëve që vijnë nga Kosova, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, dhe Maqedonia Veriore, nuk do t’u kërkohet asnjë dokument në lidhje me COVID-19 për të hyrë në Mal të Zi.

“Pa kushte, në Malin e  Zi ende mund të hyhet nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Kjo ka të bëjë me qytetarët e Malit të Zi dhe qytetarëve të këtyre vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Më tej në njoftim thuhet se “të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është i disponueshëm në të gjitha pikat kufitare dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Ndërsa Mali i Zi ka njoftuar se kufizimet në qarkullim vlejnë për të gjitha vendet tjera, përpos rajonit.

Masat e reja në Mal të Zi do të hyjnë në fuqi nga 24 gushti. 

Exit mobile version