Qeveria e Malit të Zi shpallë tri ditë zie për tragjedinë e madhe që në Cetinjë, ku mbetën të vrarë 11 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre një polic.
Sipas mediave, pas një konflikti familjar, një burrë 34-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar të neutralizojë të dyshuarin, i cili nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë, e cila është kundërpërgjigjur, me ç’rast i dyshuari ka mbetur i vrarë, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
Qyteti i Cetinjës ndodhet 36 kilometra në perëndim të Podogricës. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi po qëllonte mbi kalimtarë rasti në rrugë, përfshirë fëmijë. Katër nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të tjerë me plagë të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, forcat e emergjencës dhe policia.