Në Mal të Zi, niveli i gjendjes shëndetësore të personave të prekur me koronavirus Covid-19 dhe i atyre në karantinë dhe vetizolim, është i volitshëm, nën kontrollë të vazhdueshme dhe mirë i menaxhuar nga organet dhe institucionet relevante kompetente shëndetësore. Rezultat i gjithë kësaj, është e dhëna se prej sot Mali i Zi është vendi me numër më të vogël me raste të prekura me virusin Covid-19 në rajon dhe se në shumicën e komunave – 13 sosh, prej gjithsej 24, nuk ka rast të prekur me pandeminë Covid-19.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në 180 mostrat e testuara në laboratorët mikrobiologjik të Institutit, gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, janë zbuluar pesë raste të reja të infektuara me virusin Covid-19: katër në Podgoricë dhe një në Ulqin, të gjitha rastet janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Në 39 mostrat e testuara dje, në intervalin kohor 08:30-17:50, pozitiv në koronavirus ka rezultuar një person nga Ulqini dhe në 141 mostrat e testuara në intervalin kohor 17:30-08:45, pozitiv kanë rezultuar katër persona, të gjithë nga Podgorica.
Të dhënat e sipërshënuara dëshmojnë se numri i të prekurve me koronavirus Covid-19 prej paraqitjes së rastit të parë, e deri më sot, ka arritur në 267 (146 meshkuj dhe 121 femra), 44 prej të cilëve janë fëmijë dhe të rinj (14 të moshës 0-9 vjeçare dhe 30 të moshës 10-19 vjeçare).
Gjendja e të infektuarve me Covid-19 në komuna është:
Podgoricë-141,
Tuz-36,
Nikshiq-31,
Tivarë-21,
Ulqin-10,
Andrijevicë-7,
Bijello Pole-6,
Herceg Novi-6,
Budva-4,
Danillovgrad-3 dhe
Tivat-2.
Në konferencën e fundit për media, përfaqësuesit e Këshillit nacional koordinues kanë njoftuar se 42 të infektuar me virusin Covid-19 për trajtim janë të hospitalizuar në spitale, 17 prej të cilëve në repartet gjegjëse të Qendrës klinike në Podgoricë, katër prej të cilëve në gjendje të rënduar shëndetësore (në rrezik jete), janë nën kujdesje intensive, të kyçur në respirator. Deri më tani, tre të sëmurë nga koronavirusi kanë vdekur dhe pesë të shëruar janë përcjellur për përkujdesje dhe trajtim të mëtejmë në shtëpi.
Nga Drejtoria e policisë është konfirmuar se katër nëpunës të shërbimit policor janë të prekur me koronavirus dhe gjenden në izolim.
Gjendja në shtetet e rajonit, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ende është alarmante, e sidomos në Republikën e Kosovës, e cila me numrin e të prekurve me koronavirus, me 33 raste të reja të identifikuara në 24 orët e fundit, e ka tejkaluar atë të Malit të Zi dhe nuk është më shteti me numër më të vogël rastesh të prekura me Covid-19 në rajon.
Të dhënat e publikuara dëshmojnë se numri i të prekurve, të shëruarve dhe të vdekurve është evident, i shprehur ku më shumë e ku më pak:
Në Shqipëri: 446 të infektuar, 217 të shëruar dhe 23 të vdekur;
Në Kosovë: 283 të infektuar, 58 të shëruar dhe 7 të vdekur;
Në Serbi: 3380 të infektuar, 118 të shëruar dhe 74 të vdekur;
Në Kroaci: 1534 të infektuar, 323 të shëruar dhe 21 të vdekur;
Në Bosnje e Hercegovinë: 975 të infektuar, 139 të shëruar dhe 37 të vdekur;
Në Slloveni: 1205 të infektuar, 150 të shëruar dhe 53 të vdekur dhe
Në Maqedoninë e Veriut: 760 të infektuar, 41 të shëruar dhe 34 të vdekur.
Shaban Hasangjekaj